E Drejta Familjare e BE-së
Më 12 - 13 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EIPA, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “E Drejta Familjare e BE-së”.
Trajnues të angazhuar janë: Prof. Nadia Rusinova, Universiteti i Hagës, Departamenti i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane, EIPA Luksemburg – Qendra Evropiane për Gjyqtarë dhe Avokatë, Dr. Cristina M. Mariottini, Eksperte dhe Christiane Lamesch, Zyrtare e Lartë për Menaxhimin e Projekteve, Menaxhere e Programit të Luksemburgut.
Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i bashkëpunimit gjyqësor në çështjet familjare ndërkufitare, përfshirë ndërveprimin e tij me sistemet kombëtare të së drejtës familjare si dhe rëndësinë e tij për vendet kandidate të BE-së që përgatiten për anëtarësim.
Gjatë trajnimit u përdoren metoda interaktive, diskutime si dhe studime rastesh, duke u mbështetur në praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe praktikues të tjerë ligjorë të përfshirë në çështje familjare ndërkufitare, si dhe trajnerë e specialistë të trajnimit gjyqësor përgjegjës për hartimin dhe ofrimin e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm gjyqësor, e gjithashtu zyrtarë nga Ministritë e Drejtësisë që punojnë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor në çështje civile dhe familjare, si dhe në çështje të lidhura me anëtarësimin në BE

Postuar më: 12-11-2026