Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi
Më 16 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe Atdhe Dema, prokuror në Prokurorinë Speciale. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazat e procedurës penale, aktakuzën, shqyrtimin gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas Kodit Nr. 08/L-032 i Procedurës Penale. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 16-11-2026