![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/4ey4mg50ss5eaw1bbmx10n0042/741c75ed69ecd50750b89f8d26bc94aa.jpg)
Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i gjashtë: Ekzekutim përfundimtar administrativ
Më 13 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: ekzekutimi i aktit administrativ, subjekti i ekzekutimit, mënyrat e ekzekutimit të vendimeve administrative, ekzekutimi gjyqësor dhe aktet që nuk mundë të ekzekutohen.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe në nga komuniteti turk.
Postuar më: 13-06-2023