![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/49t4m96f4jh9pxzw19nm58gc5r/5d8e8cadf21a28d6e774623c149e38a2.jpg)
Nën moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i katërt: Parashkrimi
Më 13 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: afati i parashkrimit, ndalja e parashkrimit, dispozitat e veçanta për ndaljen e parashkrimit, ndërprerja e parashkrimit dhe shkaqet për ndërprerje të parashkrimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Postuar më: 13-06-2023