![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/4hv29ma7s7bapxk6qjj15naqw0/b77b2cc33d3bb4577c0f2da6e5fc7516.jpg)
Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– sesioni i shtatë: Pengu, hipoteka, barra sendore, dhe e drejta e ndërtimit
Më 03 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e të drejtës së pengut, të drejtat e pengut ligjor, kontrata e pengut, e drejta e pengut ndaj palëve të treta dhe regjistrimi i të drejtës së pengut pa posedim.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 03-07-2023