![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/4w2yr5vvdva9g4x91d4svfscdg/4344851ae9d378366a4e3ff80df872b6.jpg)
Nën moduli: Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale, sesioni i parë: Procedura paraprake dhe fillimi i hetimeve
Më 25 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Fillimi i Hetimit formal dhe procedura penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Naim Abazi, prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedurat e hetimit dhe procedura paraprake dhe fillimi i hetimeve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 25-09-2023