![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/42ngvsvgnaw61wygp2c0tg6vnv/728780f2e0198ba2abeb413ffd78a375.jpg)
Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i dymbëdhjetë-Dënime plotësuese
Më 09 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dënimet plotësuese dhe ekzekutimi i dënimeve plotësuese.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.
Postuar më: 08-09-2023