blog-post

Postuar më: 20-10-2023

Nën moduli: Ligji për kundërvajtje, sesioni i dytë: Organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes, Aktgjykimet-aktvendimet dhe Mjetet Juridike

Më 20 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ligji për kundërvajtje”, në mbështetje të trajnueses z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kërkesa për fillimin e procedurës, mjetet e rregullta juridike, përmbajtja e ankesës, procedura sipas ankesës, mjetet e jashtzakonshme dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjëshmërisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :