![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/4hw70frkfzgdgxa7727a75pbd0/ea3d0ee427788911d5e11506a0ad960f.jpg)
Nën moduli – Ngritja e shkathtësive sociale të prokurorëve dhe menaxhimi i stresit, sesioni i parë- Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës
Më 03 maj 2023, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Ngritja e shkathtësive sociale për gjyqtarë dhe menaxhimi i stresit ”, në mbështetje të trajnuesit Prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, shkathtësitë mbi ruajtjen e shëndetit mental e fizik mbi mos konsumimin profesional gjatë ushtrimit të profesionit të prokurorit dhe vlera shëndetësore e cila mund të rrënohet më lehtë nga stresi punë dhe si të ruhen e mbrohen ato.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre 1 nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 03-06-2023