blog-post

Postuar më: 09-10-2023

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni gjashtë (simulim gjykimi): Shqyrtimi gjyqësor

Më 05 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë ka realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni i cili është realizuar në formë simulimi gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata X, kanë praktikuar fjalën përfundimtare, marrjen në pyetje të aktgjykimit dhe Shpalljen e aktgjykimit.

Simulim gjyqësor është realizuar në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga radhët e komunitetit boshnjak dhe tjetri nga ai turk.

Shpërndaje :