![blog-post](/media/mediafields/LajmedheAktivitete/40hyfy7kp42181xdvq8j27bsm7/9bcf4501cc16548f5aa05a5a25c4a3ff.jpg)
Nën moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i pestë: Ushtrimi i mjeteve juridike
Më 13 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, Arsyet ligjore për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe Vendimet e Gjykatës Supreme lidhur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
Postuar më: 13-04-2023