blog-post

Postuar më: 31-10-2023

Nën moduli: Vendi i ngjarjes dhe forenzika, sesioni i katërt: Simulimi

Më 31 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”, në mbështetje të trajnuesit znj. Merita Bina, prokurore në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni është duke u zhvilluar Simulimi forenzik, ku përmes rastit praktik prokurorët janë duke e realizuar shembullin konstatimi përmes forenzikës së “Vdekjes së dyshimtë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :