blog-post

Postuar më: 09-03-2026

Procedura e Falimentimit

Më 09-10 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Procedura e Falimentimit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale dhe Prof. Asoc. Dr. Njomëza Zejnullahu, Eksperte.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve komercial në fushën specifike të falimentimit me qëllim të krijimit të një praktike gjyqësore të avancuar dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Në këtë trajnim është duke u aplikuar metodologjia interaktive e të mësuarit përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve, si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika gjyqësore për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :