blog-post

Postuar më: 20-10-2026

Procedura kontestimore

Më datë 20 tetor 2026 , Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “Procedura kontestimore”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për mënyrat e fitimit të pronësisë, llojet e padisë, si behet ndryshimin e padisë, shqyrtimin paraprak i padisë, kompetenca, palët dhe përfaqësimi, prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit, aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

  • gallery

Shpërndaje :