blog-post

Postuar më: 20-10-2026

Procedura për të mitur

Më 20 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura për të mitur”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Albina Shabani Rama, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe znj. Sanije Seferi, Prokurore në prokurorinë Themelore Pejë.

Qëllimi i këtij trajnimi është sigurimi i zbatimit të drejtë dhe të barabartë të drejtave procedurale të të miturve në procedurën penale, duke vënë theksin te kushtet e paraburgimit, mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijës në gjykatë dhe mekanizmat efektivë të ankesës.

Metodologjia e trajnimi do të përdoren metodologjia ineraktive në formë të diskutimit e kombinuar me raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

  • gallery

Shpërndaje :