blog-post

Postuar më: 19-10-2026

E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta pronësore

Me datë 19 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën civile, me temë “ E drejta e trashëgimisë dhe e Drejta Pronësore”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Albert Zogaj dhe z. Zenel Leku, gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me dispozitat ligjore për të drejtën trashëgimore dhe të drejtën pronësore. Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjorë nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

  • gallery

Shpërndaje :