blog-post

Postuar më: 03-12-2024

Procedura kontestimore

Më me datë 03 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “Procedura kontestimore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi gjyqtar ne Gjykatën Supreme te Kosovës dhe z. Faton Ademaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me padinë, llojet e padisë, si behet ndryshimin e padisë, shqyrtimin paraprak i padisë, kompetenca, palët dhe përfaqësimi, prezumimet procedurale lidhur me objektin e kontestit, aktgjykimi dhe llojet e aktgjykimit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

Shpërndaje :