Procedura Përmbarimore dhe ndërmjetësimi
Më datë 05 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “Procedura Përmbarimore dhe ndërmjetësimi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën Përmbarimore, ekzekutimin e propozimit për përmbarim, vendimmarrjen, titujt përmbarimor dhe shkaqet e prapësimit. Ndërmjetësimi Rolin e gjykatës dhe ndërmjetësuesit ne procedurën e ndërmjetësimit.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.
Postuar më: 06-12-2024