blog-post

Postuar më: 31-05-2023

Procedura përmbarimore-lejimi i përmbarimit

Më 31 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura përmbarimore-lejimi i përmbarimit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Isa Shala, Përmbarues Privat.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mjetet juridike në procedurën përmbarimore, prapësimin dhe ankesën.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykatat Themelore, Përmbaruesit Privat si dhe Avokatë Shtetërorë.

Shpërndaje :