blog-post

Postuar më: 22-10-2026

Procedurat alternative

Më 22 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Procedurat alternative”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe z. Kujtim Munishi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive dhe aftësive për zbatimin e drejtë dhe efikas të procedurave alternative penale, me fokus në ndërmjetësimin dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, me synim përshpejtimin e zgjidhjes së rasteve, uljen e ngarkesës në prokurori dhe gjykata, si dhe promovimin e rehabilitimit dhe riparimit të dëmit të shkaktuar nga vepra penale. Metodologjia e trajnimit është e kombinuar dhe përfshin shpjegime teorike, Shpjegim i detajuar i dispozitave ligjore-studim rasti, rast studimi nga praktika gjyqësore e GJEDNJ dhe grupet e punës.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli themelore, përfaqësues nga Oda e Ndërmjetësuesve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues nga Dogana e Kosovës

  • gallery

Shpërndaje :