blog-post

Postuar më: 22-10-2026

Takim mes Drejtorit Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu dhe anëtarëve të Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrim të Prokurorëve

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu priti në takim përfaqësues të Komisionit për Buxhet, Financa dhe Administrim të Prokurorëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përkatësisht znj. Arlinda Muqa, Kryesuese e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Administrim, njëherit anëtare e Këshillit Prokurorial si dhe znj. Sebahate Sinani, prokurore në Prokurorinë e Apelit, anëtare e Komisionit, me të cilët diskutoi për zbatimin dhe monitorimin e programeve të trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial. Gjatë takimit u diskutua për identifikimin e nevojave për trajnim, avancimin e programeve trajnuese dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. U vlerësua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në funksion të zhvillimit profesional të prokurorëve dhe stafit administrativ si dhe përmirësimit të cilësisë dhe efektivitetit të programeve trajnuese në përputhje me nevojat e sistemit prokurorial

Shpërndaje :