blog-post

Postuar më: 14-11-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni III

Më 14-15 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni II”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizen strategjike dhe institucionale të bashkëpunimit në çështjet kundër terrorizmit, përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që favorizojnë terrorizmin.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatës Themelore, bashkëpunëtoret profesional nga PSRK, zyrtare nga Sherbimi sprovues i Kosovës dhe Sherbimi Korrektues i Kosovës.

Shpërndaje :