Punëtori Unifikimi Praktikes Gjyqësore
Më 16-17 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Punëtorinë me temë “Unifikimi Praktikës Gjyqësore”.
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: Rafet Haxhaj, kryesues i Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit, Gani Avdiu, kryesues i Divizionit Civil në Gjykatën e Apelit, Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i kësaj punëtorie është unifkimi i praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative, ku fokusi i punëtorisë është në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve aktuale sa i përket praktikës gjyqësore.
Metodologjia e punëtorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.
Postuar më: 16-03-2023