blog-post

Postuar më: 21-02-2023

Punëtoria: Drejtësia përballë mbrojtjes së të dhënave personale

Më 21 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhe EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar punëtorinë me temë “Drejtësia përballë mbrojtjes së të dhënave personale”.

Panelistë të angazhuar në këtë punëtori janë: Gëzim Shala, Monitorues/Hulumtues, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Mexhide Demolli, Drejtore Ekzekutive, Lëvizja FOL dhe Blerta Iberdemaj, Zyrtare Ligjore dhe Monitoruese / Hulumtuese, BIRN.

Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur Kornizen Kushtetuese dhe ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, Standardet e ndërtuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në këtë fushë; Konceptet bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, roli i Agjencisë dhe mbrojtja gjyqësore.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj punëtorie janë: Gjyqtarë, prokuror, bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjor, Inspektorati policor, policia e Kosovës, përfaqësues nga Shoqëria civile, zyrtar peri nformim nga KGJK, gjykatat dhe prokuroritë, si dhe përfaqësues nga \instituti i Mjekësisë Ligjore.

Shpërndaje :