Shkathtësitë e komunikimit Jo-verbal
Më 20 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Shkathtësitë e komunikimit Jo-verbal”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mark Segal, Avokat
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë e tyre per komunikimin jo-verbal, një llojë komunikimi ku mendimet, qëllimet, apo ndjenjat janë të shprehura përmes mimikave të fytyrës, qëndrimit të trupit, lëvizjeve të syrit dhe prekjes.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional.
Postuar më: 20-10-2023