blog-post

Postuar më: 04-04-2023

Sigurimi i kërkesëpadisë

Më 04 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Sigurimi i kërkesëpadisë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me kushtet për caktimin e masave të sigurimit, llojet e masave të sigurimit të kërkesëpadisë, masat e përkohshme, kompetenca për të vendosur për masat e sigurimit të kërkesëpadisë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar nga Gjykata Komerciale si dhe gjyqtarët nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :