blog-post

Postuar më: 14-05-2024

Takim me Komisionin për Legjislacion, mandate, imunitete rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion

Sot më 14 maj 2024, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, me bashkëpunëtoret znj. Valmira Pefqeli, znj. Melihate Rama, znj. Luljete Hetemi, respektivisht Udhëheqëset e Divizioneve të Trajnimit Fillestar, Trajnimit të Vazhdueshëm dhe Divizionit për Hulumtime dhe Publikime, priti në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion, mandate, imunitete rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Kjo vizitë e anëtarëve të Komisionit ishte si vazhdimësi e vizitave në Institucione të ndryshme të realizuara nga Komisioni, për të parë për së afërmi aktivitetet, sfidat, hapësirat ku operojnë dhe format e mbështetjes që mund t’i bëjë Komisioni në raport me Institucionet që viziton.

Drejtori Ekzekutiv z. Fejzullahu fillimisht i falënderoi të gjithë anëtarët për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Akademisë së Drejtësisë, sidomos në çështjet e raportimit vjetor duke adresuar nevojat dhe sfidat me të cilat përballet AD. Më pastaj z. Fejzullahu i njoftoi në pika të shkurta anëtarët e komisionit rreth aktiviteteve të AD-së në tri (3) vitet e fundit, duke përfshirë Bazën Ligjore dhe ndryshimet e brendshme të akteve nënligjore, pastaj aktivitetet në Programin Fillestar dhe të Vazhdueshëm për Gjyqtarë dhe Prokurorë, botimet dhe publikimet e AD-së ndër vite si dhe me gjendjen aktuale buxhetore, si një nga sfidat e përhershme të AD-së. Pjesë e takimit ishte edhe eksperti nga EUKOJUST z. Dragomir Yordanov i cili ndër të tjera vuri në pah aspektet krahasuese të institucioneve të trajnimit në rajon dhe Akademisë së Drejtësisë, standardet dhe praktikat më të mira evropiane të trajnimit, sfidat në anëtarësimin e AD-së në Institucione ndërkombëtare trajnuese si dhe ritheksoi ndihmën që kanë ofruar partnerët ndërkombëtarë ndaj AD-së si në zhvillimin e trajnimeve ashtu edhe në përmirësimin e kornizës ligjore.

Kryetari i Komisionit z. Adnan Rrustemi falënderoi Drejtorin Ekzekutiv për pritjen duke theksuar gatishmërinë e gjithë anëtarëve të Komisionit për t’i dëgjuar sfidat e AD dhe duke premtuar se do jenë si pika adresuese në takimet e Qeverisë me qëllim të mbështetjes së AD-së sidomos nga ana e rritjes së buxhetit.

Nga zv. Kryetari i Komisionit z. Driton Selmanaj u ngritjen edhe dy (2) çështje tjera për diskutim, sikurse numri i madh i trajnimeve të organizuara nga AD dhe cilësisë së tyre, gjendja aktuale e objektit të Akademisë së Drejtësisë, e cila siç dihet ka një kohë të gjatë që është në procedura të tenderimit dhe pritjes së rifillimit të punimeve.

Edhe anëtari tjetër i Komisionit z. Dimal Basha ngriti disa çështje për diskutim në veçanti atë për nevojat shtese për staf të brendshëm të AD-së, çështjen e objektit si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Për fund Drejtori Ekzekutiv i AD-së z. Fejzullahu falënderoi edhe njëherë gjithë pjesëmarrësit për kohën dhe gatishmërinë e treguar ndaj Akademisë së Drejtësisë, duke potencuar vullnetin për bashkëpunim dhe koordinim të AD-së me gjithë partnerët e saj vendor dhe ndërkombëtar.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :