blog-post

Postuar më: 01-06-2023

Trajnim i Trajnuesve Gjykimi i rasteve të Korrupsionit

Më 30 maj deri 1 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë dhe CEELI Institute në Prage të Çekisë, në bashkëpunim me Lëvizjen Fol dhe IFES, janë duke realizuar trajnimin për trajnues me temë “Gjykimi i rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi dhe avancimi i aftësive trajnuese si dhe përditësimi i metodologjisë dhe kurrikulës trajnuese për gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës.

Zhvillimi i trajnimit është duke u realizuar nga instruktoret trajnues z. Jonathan Hawley, Gjyqtar Magjistrat, Gjykata Federale e SHBA-së për Distriktin Qendror të Illinois dhe z. Jim Chance, Avokat i Lartë për Arsimim dhe zhvillim Gjyqësor në Qendrën Gjyqësore Federale të SHBA-s, dhe znj. Celine Calpo, Specialiste e Programeve te Trajnimit ne Qendrën Gjyqësore Federale te SHBA-së. Kurrikula trajnuese po zhvillohet dhe përditësohet nga trajnuesit e Akademisë së Drejtësisë të udhëhequr dhe mbështetur nga instruktoret e Qendrës Gjyqësore Federale të SHBA-së.

Shpërndaje :