Unifikimi Praktikës Gjyqësore
Më 26-27 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Punëtorinë e dytë me temë “Unifikimi Praktikës Gjyqësore” në çështjet civile dhe administrative.
Trajnues të angazhuar në këtë punëtori janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit, z. Rafet Haxhaj, kryesues i Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit dhe z.Gani Avdiu, kryesues i Divizionit Civil në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i kësaj punëtorie është unifkimi i praktikës gjyqësore në çështjet civile dhe administrative, ku fokusi i punëtorisë është në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve aktuale sa i përket praktikës gjyqësore.
Metodologjia e punëtorisë është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Gjyqtarët nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni Civil si dhe gjyqtarët nga Departamenti për çështje Administrative të Gjykatës së Apelit.
Postuar më: 26-06-2023