blog-post

Postuar më: 12-11-2026

Veprat penale kundër Ambientit

Më 12 Nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër Ambientit”. Trajnues të angazhuar janë: z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Ersan Qavolli, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është analiza e thelluar dhe kritike e gjendjes aktuale të kriminalitetit mjedisor në Republikën e Kosovës, duke trajtuar sfidat reale të zbatimit të ligjit dhe funksionalitetit të mekanizmave shtetërorë.

Metodologjia e trajnimit është me shpjegime dhe diskutime të çështjeve konkrete që kanë të bëjnë me veprat penale kundër mjedisit. Do të ketë diskutime interaktive dhe elaborim të rasteve nga praktika gjyqësore si dhe punë në grupe.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë, hetues policor dhe bashkëpunëtorë profesional.

  • gallery

Shpërndaje :