Moduli 3 – Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave
Më datë 11 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve fillestare obligative për stafin administrativ është duke e realizuar trajnimin me temë Moduli 3 “ Siguria kiberntetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave në sistemet elektronik zyrtar”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Enver Beha, Administrator i Teknologjisë Informative dhe znj. Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për Administrimin e Data bazës Qendrore të Evidencës Penale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Sigurinë kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave në sistemet elektronik zyrtar.
Metodologjia e zbatuar gjatë trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf administrativ nga gjykatat dhe Staf administrativ nga KGJK.

Postuar më: 11-11-2026