blog-post

Postuar më: 18-06-2024

Veprat penale që përfshijnë dhunën ndaj grave: Ndjekjet penale dhe gjykimet e informuara nga një këndvështrim për traumën

Më 18-19 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, Projekti US-DOJ/OPDAT dhe Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit, janë duke e realizuar trajnimin “Veprat penale që përfshijnë dhunën ndaj grave: Ndjekjet penale dhe gjykimet e informuara nga një këndvështrim për traumën”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Leonora Kadriu, Prokurore, znj. Ariana Qosaj Mustafa, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës dhe znj. Eliza Shporta, Udhëheqëse e Programit për Mbrojtjen e Viktimave, Ambasada e SHBA.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ngritjen e kapaciteteve të kuadrit ligjor mbi ndjekjen penale efektive dhe nxjerrjen e vendimeve te informuara mbi traumën e viktimës, në përputhje me ligjet vendore, standardet ndërkombëtare dhe Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë, Prokurorë nga niveli Themelore dhe Hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Shpërndaje :