blog-post

Postuar më: 16-02-2023

Akademia e Drejtësisë mirëpriti përfaqësuesin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve

Akademia e Drejtësisë me datë 16.02.2023 mirëpriti Këshilltarin e ri Ligjor Rezident nga OPDAT z. Erin Cox dhe z. John P. Moran, ndihmës shef në Zyrën për Arsimim në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara (DOJ), Zyra e Edukimit Juridik (OLE).

  1. Moran, është caktuar me detyrë për mbështetje të Akademisë së Drejtësisë në zhvillimin e Programit të Trajnimit të Trajnuesve, hartimin e materialeve, udhëzuesve/mësimore për trajnimin fizik dhe në distancë, metodologjinë dhe proceset e vlerësimit të nevojave dhe ndikimit të trajnimit. Përmes angazhimit të z.Moran OPDAT shpreh mbështetjen e vazhdueshme për Akademinë e Drejtësisë në avansimin e arsimimit ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë.

Shpërndaje :