Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi
Më 20 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SAEK, janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth hartimit të aktakuzës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtoret profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
Postuar më: 20-06-2023