blog-post

Postuar më: 14-06-2023

Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi

Më 14 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me SAEK/UNDP, janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth hartimit të aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtoret profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :