Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështje penale, mundësitë dhe sfidat
Më 29 Mars 2022 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet penale, mundësitë dhe sfidat”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. dhe z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare përkatësisht rreth ekstradimit, transferimit të lëndës, sigurimit të provave dhe kërkesave tjera në çështjet penale për të rritur efikasitetin në ekzekutimin e kërkesave për ndihmë juridike sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë.
Postuar më: 29-03-2023