Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së
Më 17 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së”
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Naim Abazi, prokuror në prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me cilësitë e kryerësit si person zyrtar, veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, politikën ndëshkimore ndaj personave zyrtare përfshirë edhe format e bashkëpunimit kriminal, veprat penale kundër narkotikeve, veprat penale kundër pasurisë si dhe veprat penale kundër rrezikimit të trafikut publik. Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 17-11-2026