blog-post

Postuar më: 17-11-2026

Etika dhe sjellja profesionale për prokurorë

Më 17 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Etika dhe sjellja profesionale për prokurorë”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive për rregullat bazë të etikës sipas Kodit të Etikës Profesionale për prokurorë.

Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metoda të kombinuara të shpjegimit, do të zhvillohet diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi. Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët e të gjitha niveleve.

  • gallery

Shpërndaje :