E Drejta e Azilit sipas legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar
Më 10-11 Maj 2023, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me CRPK/UNHCR, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “E Drejta e Azilit sipas legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, z. Memli Ymeri, Koordinator në CRPK dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me identifikimin e karakteristikave të Ligjit për Azilin të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Gjykata Themelore, Bashkëpuntorë Professional si dhe Zyrtarët e MPB- Departamenti për shtetësi, azil dhe migrim.
Postuar më: 10-05-2023