E drejta e punës
Më 11 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme për stafin administrativ të gjykatave është duke realizuar trajnim me temë “E drejta e punës”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i Trajnimit është që stafi administrativ i gjykatave të fitojnë njohuri për kontestet që mbulohen me Ligjin e Punës.
Gjatë trajnimit u diskutuan afatet dhe procedura për zgjidhjen e kontesteve të punës si dhe roli i gjykatës me rastin e ekzaminimit të padive në kontestet e punës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ i gjykatave.
Postuar më: 11-05-2023