E drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore
Më me date 15 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “ E drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi dhe z. Zenel Leku, gjyqtar ne Gjykatën Supreme te Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me te drejtën trashëgimore dhe te drejtën pronësore. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat - divizioni Civil.
Postuar më: 15-07-2024