blog-post

Postuar më: 06-11-2024

Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit

Me datë 06 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë: “Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Gjakovë dhe z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me fazat e procedurës penale aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 të Procedurës Penale.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :