Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit
Me datë 20 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit” . Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Gjakovë dhe z. Atdhe Dema, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Fazat e procedurës penale, aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 i Procedurës Penale.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës
Postuar më: 21-11-2024