Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në procedurën kundërvajtëse
Më 30 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në procedurën kundërvajtëse ”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramiz Kuqi , gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore në procedurën kundërvajtëse.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykatat themelore nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Postuar më: 30-06-2023