Hetimi Financiar dhe Kthimi i Pasurisë
Më 20-24 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP/Saek dhe Instituti i Bazelit, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Hetimi Financiar dhe Kthimi i Pasurisë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z, Shkelzen Ibrahimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit si dhe z. Artan Hajdari, trajnues në Inteligjencën Financiare.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me organizimin e provave elektronike, elementet e krimit (përdorimi i legjislacionit vendor), metoda indirekte për vërtetim të të hyrave ilegale edhe mekanizmat për konfiskim të aseteve.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Po ashtu në këtë trajnim janë duke u zhvilluar ushtrimet për gjurmimin e aseteve.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Departamenti i krimeve të rënda dhe Prokurorët e nivelit themelor nga të gjitha regjionet.
Postuar më: 20-03-2023