blog-post

Postuar më: 06-04-2023

Implikimet praktike të Ligjit për Shoqëritë Tregtare

Sot më 06 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e zhvilluar trajnimin me temë: “Implikimet praktike të Ligjit për Shoqëritë Tregtare”

Qëllimi i këtij trajnimi është që Gjyqtarëve të Gjykatës Komerciale dhe Gjyqtarëve nga Divizioni Civil, të j’u ofrojë njohuri më të shumta rreth Mënyrave të themelimit dhe shuarjes së shoqërive tregtare dhe pasojat juridike që krijojnë ato, mënyrat e organizimit, struktura e kapitalit, të drejtat dhe detyrimet e pronarëve, zyrtarëve të shoqërive tregtare, përfaqësuesve të tyre dhe personave të tretë.

Gjithashtu gjatë trajnimit do të diskutohen edhe Përjashtimi i aksionarit nga shoqëria, ndërhyrja e Gjykatës në Menaxhimin e Shoqërive Tregtare, Detyrimi për besnikëri, konflikt i interesit dhe paditë për ortakëri dhe korporata.

Trajnimi po zhvillohet në mënyrë interaktive mes Trajnuesit dhe pjesëmarrësve, duke diskutuar edhe raste praktike të ofruara nga Trajnuesi, sidomos vendime të Gjykatës së Apelit.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e Gjykatës Komerciale.

Shpërndaje :