Kontestet e punës lidhur me statusin e nëpunësve civil sipas Ligjit për zyrtarët publik
Më 18-19 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Kontestet e punës lidhur me statusin e nëpunësve civil sipas Ligjit për zyrtarët publik”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit si dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kontestet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës për shërbyesit civil, përfshirë këtu procedurën që zhvillohet në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit.
Postuar më: 18-04-2023