Krimet e urrejtjes
Më 31 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Krimet e urrejtjes”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë themelore për të kuptuar konceptin e krimeve të urrejtjes, konceptet, dallimet dhe lidhjet mes krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes, dispozitat ligjore të kodit penal vendor që sanksionon krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes, standardet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes të aplikueshme në Kosovë, praktikat vendore, si dhe praktikat në shtetet e Bashkimit Evropian që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët si dhe bashkëpunëtorët nga niveli themelor.
Postuar më: 31-10-2023