
Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta
Më 22 Qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin SAEK janë duke realizuar trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Arian Gashi , prokuror në Prokurorinë Speciale në Republikën e Kosovës dhe z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mjetet juridike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtoret profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
Postuar më: 22-06-2023