Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta
Me datë 21 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Atdhe Dema, prokuror n ë Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, Urdhrin për ekzaminim psikiatrik, Paraburgimin, Masat e trajtimit të detyrueshëm vendimet gjyqësore si dhe Mjetet juridike. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë.
Postuar më: 21-11-2024